Rëndësia e Bab Al-Mandab dhe vështrimi i fuqive ndaj saj

Share

Ngushtica Bab Al-Mandab së bashku me Ngushticën Malaga dhe Ngushticën Hormuz janë tre prej ngushticave më të rëndësishme të botës. Emri “Bab al-Mandab” në gjuhën arabe do të thotë “porta e lotëve” ose “porta e pikëllimit”, e cila rrjedh nga fjala “bab” me kuptimin “portë” dhe “mandab” që do të thotë lot. Emri i kësaj ngushtice duket se i referohet rreziqeve të lundrimit në rrugën e ngushtë ujore, e cila është plot me rryma të kryqëzuara të detit, erëra të paparashikueshme dhe shkëmbinj. Për mijëra vjet, Bab al-Mandab njihej si një kalim i rrezikshëm detar në drejtim të Detit Mesdhe. Shumë anije u fundosën në Bab al-Mandab në shekujt dhe mijëvjeçarët e kaluar, ndërsa edhe anijet moderne përballen gjithashtu me rreziqet e minave detare nga konfliktet e kaluara.