Fjala “Kolonialist” është një term i cili në fjalorin politik nënkupton pushtimin politik, kulturor dhe ekonomik të një kombi të fuqishëm mbi një komb të dobët dhe mbajtjen e tij në një gjendje të varur, inferiore dhe të prapambetur. Kolonialistët hyjnë gjithmonë në një territor me pretekstin e zhvillimit të atij territori ose vendi, por në fakt e plaçkitin dhe shkatërrojnë atë vend. Në serinë e podkasteve me titull “Kolonializmi nga dje deri më sot”, ndërsa prezantojmë fenomenin ogurzi të kolonializmit, diskutojmë historinë, sfondin dhe mënyrën e krijimit të këtij fenomeni në pjesë të ndryshme të botës. Burimi i përdorur për këtë podkast është libri “Njohja e kolonializmit” i shkruar nga Mustafa Eskandari, i cili u botua nga Qendra Ndërkombëtare e Përkthimit dhe Botimeve “Al-Mustafa” në Iran.
26 Maj, 2025
4 Tracks
00:00
1X
Sorry, no results.
Please try another keyword
- Përshëndetje te dashur miq! Mirë se vini në episodin e dytë të serisë së podkasteve “Kolonializmi, nga fillimi deri më sot”. Udhëtimet në dukje eksploruese të evropianëve, në praktikën kolonialiste ishin fillimi i procesit të evropianizimit të botës dhe fillimi i epokës së re të kolonializmit. Portugalia erdhi si pararendëse e kësaj lëvizjeje në Lindje,[...]