Konkursi i 40-të Ndërkombëtar i Kur’anit u mbajt në Teheran nga 26 Bahman deri më 2 Esfand 1402 (15-21 shkurt 2024). Konkursi Ndërkombëtar i Kur’anit të Shenjtë, i cili mbahet çdo vit në Iran me një madhështi dhe spiritualitet të veçantë, mbajti edicionin e tij të 40-të nga 15 deri më 21 shkurt 2024. Mbajtja e 40 garave ndërkombëtare gjatë jetës 45-vjeçare të Republikës Islamike të Iranit tregon jo vetëm rëndësinë që ka vetë Kur’ani, por edhe përkujdesjen e autoriteteve shtetërore ndaj librit qiellor të myslimanëve. Në përgjithësi, që nga fillimi i Islamit, iranianët kanë bërë shumë përpjekje në transmetimin dhe përhapjen e diturisë dhe të praktikueshmërisë së Kur’anit, për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes gjatë ecjes në rrugën e drejtë të Zotit.