Podkasti «Ndal» synon që në botën e shpejtë moderne të ndalet për një çast; një ndalesë mes realitetit dhe së vërtetës.
«Ndal» është një seri dokumentarësh të shkurtër që trajtojnë çështje aktuale kulturore-politike. Me fjalë të tjera, analiza e temave kulturore me prapaskenë politike është boshti që ndjek ky podkast. Në episodin e parë trajtohet “gjigandi i konsumizmit” në botën e sotme.